BBA&;Përmbledhja ditore -dita 10

BIG

Një surprizë është rezervuar për banorët e shtëpisë. Në ekranin e madh që ndodhet në holl fillon të shfaqet ndeshja Real Madrid – Manchester. Djemtë e shtëpisë entuziazmohen shumë, ndërsa Altina pa një e pa dy çohet dhe ikën nga dhoma. Më pas ajo kthehet sërish dhe shikon ndeshje me banorët e tjerë.
Disa nga banorët kanë marrë pije dhe po shijojnë spektaklin që po i dhuron ndeshja.
Komentatori sportiv, Dritan Shakohxha përshëndet banorët dhe u thotë që kjo ndeshje ka lidhje me njërin nga banorët e Big Brother që është tifoz shumë i madh i Realit të Madridit.
Banorët shohin me dyshim njëri-tjetrin, Anaidi pretendon se meqë është sekret, ja kanë thënë shumë herët. Ndërsa Xhimi është i mendimit se ato që nuk thërrasin për të bërë tifozllik, janë pikërisht ata që fshehin sekretin.
Djemtë ngacmojnë njëri-tjetrin me batuta. Gjatë ndeshjes, Altina duket pak e nervozuar, duke lëvizur më shpesh se të tjerët, herë shihet në pasqyrë, herë shtrihet dhe herë çohet. Djemtë vazhdojnë të ngacmohen me njëri-tjetrin dhe tashmë kanë filluar të ecin edhe në gjurmët e këpucëve.
Video streaming by UstreamNdërkohë që ndehsja ende nuk ka përfunduar Anaidi provokon banorët duke u çuar dhe bën sikur shkon tek dhoma e rrëfimit për të rrëfyer sekretin. Në këtë mënyrë ai kërkon të shikojë reagimin e banorëve.
Pas ndeshjes disa nga banorët dalin në oborr. Olseni pyet Ilirin se cili nga banorët mund të jetë tifoz i çmendur i Real-it. Iliri thotë se Olseni duhet të jetë tifoz i “Panathinaikos” duke qënë se ka jetuar në Greqi, por Olseni i përgjigjet që nuk është ndonjë tifoz i madh.
Gjithashtu edhe pjesa tjetër e banorëve që ndodhen në dhomën e ndenjes, hedhin hipoteza të ndryshme mbi sekretin. Eldora mendon se duhet ta kishin dëgjuar me më shumë vëmendje Shakohoxhën, për të kuptuar ndonjë gjë.
Vajzat thonë se duhet të jenë dy indikacione për dy sekrete, pjesa e tifozit dhe pjesa e këpucëve.
Duket që banorët janë duke menduar mbi zbulimin e sekreteve. Anaidi me Olsenin ecin mbi gjurmët e këpucëve dhe i numërojnë, sikur do të zbulojnë diçka.
Ndërsa Joana hedh batuta duke thënë se Anaidi flet në gjumë dhe është momenti më i përshtatshëm për ta pyetur mbi sekretin.