BBA: Lutjet e banorëve “ndalin” shiun

foto (4)

Pasi janë zgjuar banorët e BBA, janë mbledhur të gjithë në kuzhinë ku disa gatuajnë e disa të tjerë hanë mëngjesin. Ndër të tjera ata urojnë për Ditën e Verës dhe shprehin keqardhje sepse sot është një ditë me shumë shi, j si një ditë vere.
Olta është ndër banorët që bën shaka me këtë gjë, por pas saj edhe banorët e tjerë thonë se sot nuk duhet të ishte ditë vere, por ditë dimri, pasi jashtë jo vetëm që bie shumë shi, por edhe moti është ftohur.

Gjatë kohës që gatuajnë dhe hanë mëngjesin, banorët fillojnë të diskutojnë edhe për provën javore. Disa prej tyre fillojnë të merren me breshkat duke u kujdesur për to, ashtu sikurse i ka udhëzuar Vëllai i Madh, pasi nga mënyra se si do të shkojë prova e breshkave do të varet edhe ushqimi i tyre për javën e ardhshme.

banoret-me-breshkat-14.3-300x179 (1)

Iliri u kërkon banorëve që të mblidhen të gjithë në sallon dhe fillon t’u tregojë se cili është misioni i tyre i radhës. Duke qënë se sot është dita e verës, por vazhdon të bierë shumë shi, banorët kanë për “detyrë” që të pushojnë shiun dhe të bëjnë që të dalë dielli. Ata duhet të krijojnë një këngë dhe duhet të kërcejnë në oborr duke kënduar këngën, në mënyrë që të ndalin shiun, ashtu sikurse bënin fiset tribale.

Pasi jep udhëzimet banorëve, Iliri i fton ata që të krijojnë një tekst për këngën e tyre, ku t’i drejtohen shiut që të pushojë. Të gjithë angazhohen në krijimin e tekstit dhe gjatë kësaj kohe bëjnë shaka me ato që thonë duke shkaktuar të qeshura. Për disa minuta me radhë ata merren me ndërtimin e tekstit dhe më pas fillojnë që ta mësojnë të gjithë bashkë.

Ndërsa banorët krijojnë tekstin dhe këngën për vallen e shiut, Jonilda e cila ndodhet në një nga ambientet e shtëpisë, vetëm fare pak metra larg banorëve, qesh me batutat e tyre, duke i vëzhguar nga monitori.
Kështu në shtëpi krijohet një atmosferë e këndshme, ku banorët qeshin dhe bëjnë shaka për vallen e shiut që pritet të realizojnë së shpejti.

misioni-i-banor-14.3.13-300x179

Për një kohë të gjatë banorët, përgatiten për të realizuar vallen e shiut. Ata fillojnë që të bëjnë prova të gjithë në dhomën e ndenjes dhe teksa hedhin sytë nga oborri vënë re se shiu tashmë ka pushuar. Nuk vonon dhe del ylberi. Banorët duken mjaft të kënaqur që kërcimi i tyre dha rezultat.
Banorët nxitojnë të vishen me veshjet që Vëllai i Madh u ka dhënë për këtë rast dhe dalin në oborr. Për një kohë të gjatë ata këndojnë e kërcejnë të gjithë bashkë.
Kërcimi i tyre është si një lutje ndaj shiut që të pushojë dhe ndaj diellit që të dalë. Në këtë mënyrë banorët kërcejnë e argëtohen të gjithë bashkë, duke festuar në një farë mënyrë ditën e verës.
Shtëpia mbushet me brohoritma gëzimi dhe banorët fillojnë të këndojnë edhe këngë patriotike. Nuk ka se si të mungojë edhe urimi për Ditën e verës sepse në fund të fundit e gjithë kjo i dedikohet kësaj dite të veçantë. Argëtimi i tyre vazhdon më tej ku djemtë hidhen në pishinë dhe lahen për herë të parë në BB6.
Argëtimit të banorëve u shtohet edhe muzika e vendosur nga Big Brother në sfond.