BBA 6:Arsimi i eliminuari i radhës

bbb

Pas minutave të bukura me surprizën e Anaidit, ka ardhur momenti që të mësohet emri i banorit të eliminuar të kësaj jave.
Arbana kërkon lidhjen me shtëpinë dhe njofton banorët se tashmë ka ardhur zarfi me emrin e banorit të eliminuar. Arsimi është banori që publiku ka vendosur që të largojë nga shtëpia. Ai përshëndetet me banorët dhe lë shtëpinë për të shkuar drejt studios së spektaklit, ndërsa banorët preken dhe një pjesë e tyre edhe përloten.

Pas largimit të Arsimit, fillojnë nominimet e javës. Këtë javë si zakonisht Anaidi nuk mund të nominohet nga banorët sepse është në nominim të përhershëm. Ndërsa Vigani dhe Edberi që kanë si sekret “jemi një banor i vetëm” duhet që të dy të bëjnë një nominim të vetëm. Ata vendosin që të nominojnë një banor njëri dhe një tjetri.
Kështu banorët vazhdojnë nominimet njëri pas tjetrit të gjithë me radhë.

 

*’*****’

Pas një pjese të mirë të nominimeve, ka ardhur momenti që në studio të vijë i eliminuari i javës. Mes duartrokitjeve të publikut, Arsimi hyn në studio dhe pas përshëndetjes Arbana e pyet se çfarë mendon se e penalizmi që publiku ta votonte për të dalë. Ai thotë “ndoshta heshtja e tepërt” dhe më pas shton se kjo nuk është natyra e tij.
Edhe Ariani e pyet se përse ka heshtur kaq shumë dhe Arsimi i përgjigjet se ndoshta debatet e konsumuara në shtëpi kanë bërë që të mos e gjejë veten mes banorëve dhe diskutimeve të tyre.
Më pas ai ndjek klipin me momentet e tij më të bukura që ka kaluar brenda shtëpisë.
Pas momentit të arsimit, banorët vazhdojnë më tej me nominimet e fundit. Këtë javë në nominim do të shkojnë tre banorët më të votuar, ose më shumë në rast se do të këtë barazim votash.