BBA 6 :Përmbledhja ditore-dita 5(video)

Marsel-Elena-Eldora-Thshth

Marselini me Jonilden janë ulur në divan dhe ajo i vë në dukje se banjo është bërë pis me shampo. Marselini dhe banorë të tjerë kanë luajtur dhe pasqyra e banjos dhe komodina poshtë janë bërë pis. Marselini me indiferencë ja kthen “do ta pastrojmë”. Por Jonilda i thotë që do ishte mirë ta pastronit pasi të luanit. Marselini u prek nga kjo gjë dhe i thotë që nuk ka për ta pastruar, ai këtu ka ardhur të bëjë pashanë dhe të relaksohet. Me shprehje banale ai tregon se nuk ka bir nëne ta detyrojë të bëjë atë që ai nuk do, dhe bën çfarë ti dojë qejfi. Ai ka pastruar gjërat e të tjerëve, si përshembull ka larë 200 enë. Por ky argument nuk pranohet nga Jonilda, sepse të njëjtën gjë ka bërë edhe ajo. Por Marselino e ofendon duke i thënë që ajo është budallaqe, ndërsa ai jo. Në momentin që Jonilda ja kthen se gjithsecili tregon edukatën e vet me sjelljen që bën, Maraselino i nevrikosur e pyet se kush është ajo që i tregon edukatën atij.
Marselini vazhdon të provokojë debat, duke pranuar që ai e ka derdhur shampon, por asnjë nuk e luajti bythën kur ai lau gjithë pjatat, shprehet ai.<iframe width=”480″ height=”302″ src=”http://www.ustream.tv/embed/recorded/29626729?v=3&amp;wmode=direct” scrolling=”no” frameborder=”0″ style=”border: 0px none transparent;”>    </iframe>
<br /><a href=”http://www.ustream.tv/” style=”padding: 2px 0px 4px; width: 400px; background: #ffffff; display: block; color: #000000; font-weight: normal; font-size: 10px; text-decoration: underline; text-align: center;” target=”_blank”>Video streaming by Ustream</a>
Ofendimet mes të dyve vazhdojnë, Marselini i thotë mos më trego edukatën dhe Jonilda që i thotë se ai po e tregon vetë edukatën e tij. Debati ashpërsohet edhe më tepër kur Jonilda i thotë se me idiota adoleshenta nuk kuptohet. Ndersa Marselini e krahason Jonilden me kruajtëse dhembësh me të cilë pas kruan dhëmbët e gjuan me këmbë.
Me të shara të ndërsjellta situata acarohet së tepërmi, fjalët banale dalin lirshëm nga gojët e dy banorëve. Të tjerët që janë rreth e rrotull ndihen të pafuqishëm të bëjnë dicka edhe pse fjalet e tyre”boll, mos u zini” nuk dëgjohen nga Marselini dhe Jonilda.