BB6, Arsimi: Jam penduar për Anaidin

Arsimi[1]

Arsimi, i eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother, theksoi në studion e emisionit “Fan Club” se e ka vrarë ndërgjegja për “nominimin e përhershëm” të Anaidit, nominim që e ka bërë që në javën e parë të spektaklit.

“Misioni që mu dha ishte shumë i vështirë dhe prej atij momenti e deri kur kam dalë, më ka vrarë ndërgjegja. Kanë qenë vetëm 6 ditë kohë për të caktuar personin që do të nominohej përherë dhe nuk mund të vlerësohen njerëzit për aq pak kohë”, deklaroi 32-vjeçari.

“Nominimi i Anaidit bëri që të mbyllesha në vetvete. Nuk bëhesha dot me dy fytyra dhe nuk i jam afruar më Anaidit pas atij vendimi. Për këtë arsye ma zbuloi sekretin”, shtoi Arsimi.

I pyetur se nëse do të kthehej pas në kohë, kush do ishte banori që do të nominonte, Arsimi u përgjigj: “Marselini”.

“Nuk pendohem për asnjë moment për heshtjen time në shtëpi. Edhe dalja ime vjen sepse nuk kam dashur të hyj në zënkat mes banorëve dhe më ka habitur fjalori që është përdorur aty. Nuk më ka shkuar kurrë në mendje të lija lojën, por mendoj se kam dalë me dinjitet”, tha Arsimi. /albeu.com/