Bayerni vendos për Shaqirin

Xherdan Shaqiri ka dashur t’ju japë fund spekulimeve rreth së ardhmes së tij.Gjatë ditës u fol se ai preferon të transferohet në Juventus, por mesfushori kosovar ka dashur t’i sqarojë disa gjëra, duke insistuar se për të ardhmen e tij vendos Bayern Munichu.

“Është një periudhë kur po shkruhen shumë gjera, por siç e dimë, ka pak të vërteta tek to. Dua ta tregoj pozicionin tim rreth këtyre spekulimeve”, ka shkruar 22 vjeçari në rrjetin social Facebook.

“Unë jam në pushime aktualisht dhe nuk kam menduar për klube tjera e as nuk kam biseduar me gazetarë”, vijoi ai.

“Kam kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2016 dhe për këtë punë merren drejtuesit e klubit, kështu që nuk ka nevojë për spekulime”, përfundoi përfaqësuesi zviceran.