Bayerni me pesë gola drejt në finale (Video)

loading...

loading...
Bayern Munich është kualifikuar në finale të Kupës së Gjermanisë. Ekipi bavarez e mposhti Kaiserslauternin me rezultat 5:1. Skuadra e Pep Guardiolas në finale të kësaj gare do të përballet me Borussia Dortmundin.
Bayern Munich është kualifikuar në finale të Kupës së Gjermanisë, pasi mposhti Kaiserslauternin me rezultat 5:1.

Skuadra e Pep Guardiolas e mbylli pjesën e parë me epërsinë 2:0, me golat e realizuar nga Bastian Schweinsteiger (24) dhe Toni Kroos (32).

Kurse, vetëm pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Thomas Muller shtoi epërsinë e Bayernit në 3:0.

Ndërsa, në minutën e 60-të skuadra e Kaiserslauternin zvogëloi avantazhin e vendasve në 3:1 me golin e Simon Zoller.

Kurse, në minutën e 77-të, Mario Mandzukici realizoi për 4:1, derisa Mario Gotze u përkujdes për rezultatin përfundimtar të ndeshjes me golin e realizuar në kohën shtesë.

Skuadra e Pep Guardiolas në finale të kësaj gare do të përballet me Borussia Dortmundin, i cili në gjysmëfinale e eliminoi Wolfsburgun.

loading...