Bayerni është në gjendje të fitojë titullin edhe me formacionin e dytë

loading...

bayern

loading...
Bayerni i Mynihut ka 28 lojtarë në dispozicion, ku vetëm në mesfushë ka 13 lojtarë. Në një klub të Bundesligës lufta për vendin e titullarit nuk është kaq e lartë sa te kampionët. Pep Guardiola pa dyshim që do ketë probleme me luksin. Ai ka shansin të formojë edhe dy ekipe fituese. Por, lind pyetja: kush duhet ta nisë nga stoli?

Mbrojtja – Me sistemin e ri 4-1-4-1 të Guardiolës ka vend vetëm për një mesfushor defensiv. Dhe pa dyshim është rezervuar për Shvajnshtaigerin, nëse ai është në formë. Por, kjo s’do të thotë që Martinez të ulet në stol, pasi spanjolli do spostohet në qendërmbrojtje ku Dante, Boateng, Kirshhof dhe Van Bujten do kenë një konkurrent të fortë. Martinez dhe Dante formojnë qendërmbrojtjen, kurse Alaba me Lahmin në krah.

Mesfusha – Në mesfushën anësore, Ribery dhe Robben kanë më shumë shanse, pasi janë driblues, të shpejtë që i përshtaten shijes së Guardiolës. Kurse Shaqiri do edhe pak kohë të rivalizojë siç duhet Robbenin dhe Riberyn, edhe pse ai mund të luajë në shumë pozicione, madje edhe “9 fals”. Por, në formacion duhet të ketë vend për Tiagon, lojtarin e tij të preferuar. Në këtë mënyrë mesfusha ofensive qendrore ka konkurrencë të fortë. Myler shihet si favorit ndaj Krosit dhe Shaqirit, si pasojë Toni dhe Xherdani ulen në stol me ekipin B.

Sulmi – Trajneri spanjoll është besnik i “9 fals”. Ky term ngarkon një lojtar të tipit mesfushor ofensiv, që bën rolin e sulmuesit të fshehtë. Për këtë pozicion shihet si perfekt Mario Gotze, i cili ia vështirëson aktivizimin Pizarros dhe Manxukiçit si qendërsulmues. Me këtë filozofi të re, “heroi” i skemave të Heynckesit do i bëjë shoqëri stolit, ndërsa Pizarro shihet edhe si “Joker” në formacionin e dytë.

Përfundimi – Guardiola bën një filtrim të skuadrës, por jashtë mbeten shumë yje futbolli, të cilët duhet të aktivizohen patjetër gjatë rotacioneve. Kjo skuadër luksi është edhe një sfidë me vete për spanjollin. Bayerni është në gjendje të fitojë titullin edhe me formacionin e dytë.

loading...