Bayerni e shkel Gladbachun, 5 copa n’kajmak (Video)


Bayern Munichu vazhdon të dominojë prej atyre çka iu del përpara, në fazën përgatitore. Gjiganti bavarez ia doli ta mposht Borussia Monchengladbachun me rezultat 5:1, në ndeshjen e zhvilluar sot.
Kështu, ekipi i Pep Guardiolës i fitoi pesë ndeshjes para sezonit të ri, duke realizuar 22 gola, ndërsa goli i Luuk de Jong nga penalltia për Gladbachut ishte e para që kampionët evropianë e pësuan në këtë fazë përgatitore.
Holandezi shënoi në fund të 30 minutëshit të parë në Borussia-Park pasi Franck Ribery, Philipp Lahm e Thiago Alcantara e siguruan kontrollin e Bayernit.
Ribery asistoi në pjesën e dytë për Arjen Robben, para se Thomas Mueller ta përmbyllte rezultatin final. Në këtë duel u paraqitën edhe dy futbollistët kosovarë, Xherdan Shaqiri te Bayerni dhe Granit Xhaka te Gladbachu. /LajmeOnline/