Bayern shkatërron Hamburger 9-2, shënon edhe Shaqiri – VIDEO

shaqiri1

Bayern Mynih e kthen në shëtitje ndeshjen me Hamburgun, bavarezët “shpartalluan” miqtë me rezultatin 9-2. Pizarro i papërmbatjshëm pasi shënoi plot katër herë. Golat e tjerë u realizuan nga Shaqiri, Schweinsteiger, Robben e Ribery. Për Hamburg realiuan Bruma e Westermann. Skuadra e Jupp Heynceks ngjitet në kuotën e 72 pikëve.

Borussia Dortmund i prish festën Bayern Mynih për të mbyllur para kohe llogaritë për titullin kampion. Verdhezinjtë “djersijnë“ ndaj Stuttgartit por në fund arrijnë të fitojnë me rezultatit 2-1. Golin e parë për ekipin e Jurgen Klopp e shënoi Piszczek në min. 29. Në pjsën e dytë vendasit barazuan rezultatin falë Maxim në min. 63. Megjithatë Lewandowski i dhuron fitoren kampionëve në fuqi pasi në minutën e 82 kalon në avatazh Borussia Dortmund që shkon në kuotën e 52 pikëve.


Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate:

Augsburg 0 – 2 Hannover
Fortuna Dusseldorf 1 – 4 Bayer Leverkusen
Freiburg 2 – 0 Monchengladbach
Mainz 1 – 1 Werder Bremen
Schalke 3 – 0 Hoffenheim
Stuttgart 1 – 2 Borussia Dortmund
Bayern Munich 9 – 2 Hamburger SV

VIDEO

Bayern Munich 9-2 Hamburger

szólj hozzá: Bayern Munich 9-2 Hamburger SV

VfB Stuttgart 1-2 Dortmund

Schalke 3-0 Hoffenheim