Bayern s’e lëshon Shaqirin, refuzon shpejt Liverpoolin

Liverpoolit iu është refuzuar shumë shpejt oferta zyrtare që ia kishte bërë një klubi të madh evropian për t’ia shit kartonin e një futbollisti të njohur.

Fjala është për Bayern Munichun, i cili e mori një ofertë prej 18 milionë eurosh nga anglezët për futbollistin kosovar, Xherdan Shaqiri.

Mirëpo, siç raportojnë mediat e huaja, gjermanët janë mbledhur menjëherë për të diskutuar rreth së ardhmes së reprezentuesit të Zvicrës, të cilin kanë vendos ta mbajnë në skuadrën e tyre dhe mos ta shesin për asnjë çmim.

Deri më tani pritej që Shaqiri të largohej nga “Allianz Arena”, gjë që s’e mohonte as vet kosovari, pasi nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme për të luajtur. Por, me këtë refuzim të shpejt që ia bëri Liverpoolit, Bayern Munich konfirmoi se nuk e ka ndërmend ta lirojë Shaqirin.