Bayern, Ribery: Uroj që Guardiola të bëjë të njëjtën gjë si te Barcelona

loading...

Franck Ribery of Bayern Munich celebrates a goal against FC Schalke 04 with coach Jupp Heynckes during their German first division Bundesliga soccer match in Munich

loading...
Ylli francez Frenk Ribery, vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes te Bayerni i Mynihut. Dje, së bashku me Shaqirin ai ka prezantuar këpucët e reja të NIKE duke udhëtuar edhe me makinën luksoze “Lamborgini”. Teksa Shaqiri kujdesej për pjesët e tjera të prezantimit, Ribery ka folur gjatë në një intervistë për “sport1”, ku ka prekur temat më të rëndësishme të Bajernit. 29-vjeçari francez flet mbi qëllimet në këtë sezon, karrierën e tij, Heynkesin, rotacionet, si dhe parashikon një epokë të suksesshme me Pep Guardiolën.

“Për Bayernin ka qenë zgjedhja e duhur. Guardiola e di mirë që zgjodhi një klub të madh. Dhe tani ne duhet ta ndihmojmë Heynkesin. Me siguri bashkë me të do shpallemi kampionë. Ky është qëllimi ynë minimal. Për sa i përket Guardiolës, titujt e fituar me Barcelonën flasin vetë. Dhe unë uroj që të bëjë të njëjtën gjë edhe te Bayerni, të fitojë shumë tituj”. Për stilin “tiki-taka”, Ribery thekson: “Ne jemi Bayerni. Barcelona ka filozofi tjetër, bën lojë tjetër. Ne te Bayerni duam të jemi në qejf duke marrë topin dhe lëvizur me të. Nëse Pep luan ‘tiki-taka’ katalanase, atëherë në Mynih do përmirësojmë dhe perfeksionojmë filozofinë ‘Mia san Pep’. Nëse kjo do funksionojë kështu, atëherë do fitojmë gjithçka me trajnerin e ri. Barça është Barça, Reali është Real, ashtu si Bayerni që është Bayern, komplet ndryshe. Ne do presim edhe 4 muaj, por jam i bindur që Bayerni do ketë sukses dhe zhvillim me këtë ndërthurje. Por, ky proces do kohë, ashtu si te Barcelona apo Reali”.

Situata aktuale “Nuk besoj se është e thjeshtë për ne. Presioni është i madh dhe vazhdojmë të jemi ambiciozë si në kupë, kampionat dhe Champions League. Jemi gjithnjë në stres, pasi nuk kemi më kohë për të humbur. Sigurisht, ardhja e Guardiolës është temë kryesore për mediat, por ne duhet të jemi të matur dhe të përqendruar me trajnerin tonë, Jup Heynkes, të cilin e adhuroj si trajner. Trajneri më njeh shumë mirë dhe ai e di që unë dua të luaj gjithnjë. Mund të them se aktualisht Bayerni ka ekipin më të kompletuar, ku përveç formacionit ka edhe një stol cilësor. Rol kryesor luan inteligjenca e trajnerit, i cili ka bërë zgjedhjet e duhura. Prej dy vjetësh na ka ndjekur fati i zi. Kemi qenë shumë afër trofeve, por kemi qenë të pafat. Mendoj se sivjet kemi arritur pjekurinë e duhur. Është vit i rëndësishëm për ne, pasi përveç dy titujve kombëtarë, edhe Champions League është i mundshëm. Nëse do arrij ta fitoj trofeun në ‘Wembly’, atëherë do qethem tullac”.

loading...