Bayern përmbys Unitedin, Atletico nokauton Barcelonën – VIDEO

loading...

0a

loading...
Bayern Munich është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi të mërkurën mbrëma në “Alianz Arena”, mundi Manchester Unitedin me rezultat 3-1, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales.

Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar një javë më parë në “Old Trafford” është mbyllur baras 1-1, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 4-1, “bavarezët” janë plasuar në gjysmëfinalen e kësaj garë elitare. Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave ka prodhuar lojë mjaft të mirë, ndonëse ishin kampionët në fuqi të kësaj garë që kishin iniciative në terren duke rrezikuar më shpesh portën e mysafirëve, megjithëse, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Sfida mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane, ka dhënë lojë të bukur edhe në fraksionin e dytë. Patric Evra në minutën e 57-të heshti “Alianz Arenan” duke kaluar “Djajtë e Kuq” në epërsi prej 0-1. Gëzimi i kampionëve të Anglisë, zgjati jo më shumë së dy minuta, pasi që Mario Mandzukiq shënoi gol duke barazuar rezultatin në 1-1.

Gjiganti gjerman nuk u ndalë më kaq dhe në minutën e 68-të përmes Thomas Mullerit kaloi në epërsi prej 2-1, derisa goditjen e fundit skuadrës angleze ua dha Arjen Robben në minutën e 76-të për rezultatin përfundimtar prej 3-1, rezultat që dërgon Bayernin në gjysmëfinale, kurse United mbyll aventurën në Ligën e Kampionëve.

Në radhët e Unitedit në minutën e 80-të në lojë është inkuadruar edhe mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj.

Ndërkohë, Barcelona nuk arriti të rikthejë rezultatin dhe falë golit të pjesës së parë Atletico realizon ëndrrën për kualifikim tutje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Rezultati i këtij takimi mbeti 1 me 0, ndërsa 2 me 1 – i përgjithshmi.

0Me të filluar pjesa e dytë Barcelona krijoi rastet e para drejtuar Thibaut Courtoisit. Fillimisht rrezikoi braziliani Neymar por edhe pse i vetëm me gardianin francez, ai u ndal nga ky i fundit brenda zonës së rreptësisë. Pas Neymarit ishte Jordi Alba që nga afërsia pas rrëzimit të Courtoisit nuk arriti të drejtojë topin drejt rrjetës por goditja e tij përfundoi mbi portë.

Mysafirët morën iniciativën e plotë në takim, e kapiteni Xavi rrezikoi në minutën e 60 me kokë por sërish me fat ishte mbrojtja e Atleticos që topi kaloi fare pranë portës. Golashënuesi i Atleticos në ndeshjen e kaluar Diego pati një rast ideal në minutën e 65 –të por luftimin e tij me portierin e fitoi Jose Pinto(65’).

Gjashtë minuta më vonë Gabi pati mundësinë më të mirë që ti jepte fund takimit. Ai u gjend krejtësisht i lirë me Pinton por goditja e tij e plogësht ishte e lehtë për tu pritur nga Pinto që deri në ato çaste mbetej shpëtimi i vetëm i Barcelonës.

Neymar rrezikoi edhe një herë për katalonasit në minutën e 78, megjithatë goditja e tij me kokë nuk ishte precize drejt portës. Atletico ka mundësinë të ndeshet me Realin e Chelsean që u kualifikuan mbrëmë dhe me Bayernin që mposhti sonte Manchester Unitedin. Shorti për gjysmëfinale është të premtën.

Atletico Madrid 1-0 Barcelona

loading...