Bayern Munchen dhe Juventus kërkojn Luis Suarez

loading...

suarez

loading...
Trajneri i ardhshëm i Bayern Mynih, Pep Guardiola kërkon me insistim sulmuesin e Liverpool, Luis Suarez. Sipas “Daily Mail”, ish trajneri i Barcelonës ka vënë në krye të listës për objektivat e merkatos së verës pikërisht Suarez. Gjithashtu po sipas gazetës, Guardiola do të luajë një kartë rezervë për të mposhtur konkurrencën. Agjenti i Luis Suarez është vëllai i trajnerit Guardiola dhe mbi të gjitha ekziston një kontratë mbi të drejtat mes dy palëve.

Takim, jo “top sekret”, për të ideuar strategjinë që do përdoret dhe për të nisur sulmin. Edhe Juventusi është pranë sulmuesit uruguaian, Luiz Suarez. Lojtari i Liverpoolit ndiqet prej kohësh dhe është objektivi kryesor në merkato për të kompletuar repartin e sulmit pas ardhjes së Fernando Lorentes. Në qytetin e Milanos, sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “La Stampa”, është zhvilluar një takim tepër i rëndësishëm ndërmjet teknikut të bardhezinjve Antonio Conte, drejtorit sportiv, Fabio Paratiçi dhe menaxherit të sulmuesit uruguaian, Xhovani Brankini. Meqë në këtë takim ka marrë pjesë vetë Antonio Conte, kjo do të thotë se për Suarezin ekziston mundësia reale të transferohet në kampionatin italian. Tre protagonistët e këtij takimi kanë drekuar së bashku dhe është ideuar strategjia për të konkretizuar kalimin e lojtarit te Juventusi.

“Ok” për këtë tratativë ka ardhur nga presidenti Andrea Anjeli, i cili është i gatshëm të bëjë një sakrificë të rëndësishme ekonomike për t’i dhuruar trajnerit të tij sulmuesin e shumëkërkuar. Nga ana tjetër, edhe vetë Luiz Suarez i ka lëshuar një mesazh të rëndësishëm klubit italian. Në një intervistë të dhënë para pak ditësh në mediat uruguaiane, sulmuesi i Liverpulit deklaroi: “Dëshiroj të luaj Championsin dhe, nëse një tjetër klub do të më propozonte ndonjë projekt më shumë ambicioz, atëherë mund të largohem nga Liverpuli”.


Vidal do hakmarrje ndaj Bayernit, por Juvja negocion me gjermanët

Ndeshja Bayern Mynih-Juventus do të jetë një sfidë speciale edhe për mesfushorin e bardhezinjve, Arturo Vidal. Kiliani kërkon hakmarrje pasi, në takimin e fundit që është përballur me gjermanët, është mundur 5-1; Por edhe takimi midis dy klubeve mund të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar mbi të ardhmen e tij, pasi lojtari prej kohësh ndiqet nga bavarezët. Bayerni mësohet se është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit, para këto që do të investohen te Luiz Suarez. Ndërsa duke u rikthyer dhe një herë te ndeshja e Champions- it, Vidal është shprehur: “Kam shumë dëshirë të rikthehem në ‘Allianz Arena’ dhe të marr revanshin ndaj Bayernit, i cili në takimin e fundit na mundi 5-1, kur luaja tek Leverkusen. Do të bëjë çmos për të dalë fitues nga Gjermania. Rivaliteti sportiv ka qenë gjithmonë i madh ndaj Bayernit. Te Juventusi ndihem shumë mirë dhe shpresoj që të fitoj Champions-in këtu”.


Del Piero: Nuk do isha larguar kurr nga Juventus

Ish-kapiteni i Juventusit, Alesandro del Piero, ka folur sërish për bardhezinjtë: “Sigurisht që nuk do të kisha vendosur kurrë që t’i lija tifozët bardhezi, por në fund të fundit duhet thënë se nuk jemi ndarë kurrë. Juventusi është një ekip që ka treguar se i kalon pritshmëritë, siç bëri në sezonin e shkuar. Këtë gjë shpresoj që ta përsërisë edhe në këtë vit. Do të mbetem gjithmonë i lidhur me fanellën bardhezi dhe jam një tifoz i madh i kësaj skuadre. I shikoj shumë shpesh imazhet e ndeshjes së fundit ndaj Atalantës dhe emocionohem në çdo rast. Nuk do ta harroj kurrë atë dashamirësi që treguan tifozët në drejtimin tim. Emocionet e asaj dite janë të pashpjegueshme. Anelka? Nuk dua ta gjykoj ardhjen e Nikolasit në Torino. Personalisht uroj që ai të shënojë sa më shumë gola për Juventusin. Toti? Është një futbollist i jashtëzakonshëm, një mik i shkëlqyer dhe një kundërshtar i fortë. Shpresoj që të rikthehet sërish në kombëtaren italiane”.

loading...