Bastoret: Reali s’do të fitojë asgjë sivjet

loading...

loading...

Shtëpia e basteve ‘Paf’ është marrë me kuota të titujve që mund t’i fitojë Real Madridi i Carlo Ancelottit, në vitin e tij të parë në Santiago Bernabeu. Për befasinë e shumë njerëzve, opsioni favorit për këtë bastore është që Reali ta kalojë edhe një sezon duarthatë. Duket se përforcimet me Isco, Illarramendi e Carvajal nuk i kanë rritur aspak kuotat. Madje, ato kanë rënë. Sipas Paf, kuota e ofruar që ‘Los Blancos’ të mos e fitojnë asnjë titull sezonin e ardhshëm është vetëm 1.65. Ndërkohë, kuota që Reali ta fitojë vetëm një trofe sezonin tjetër është 2,20. Duket e paimagjinueshme që Ronaldo me shokë ta fitojnë më shumë se një trofe. Nëse ata i fitojnë dy tituj në vitin e parë me Ancelottin, kuota është 7. Kurse, ‘treshja’ duket praktikisht e pamundur, prandaj edhe kuota e ofruar nga Paf që madrilenët t’i fitojnë tre trofe siç bëri vjet Bayern Munichu, është plot 25. /LajmeOnline/

loading...