Bastisjet e Policisë në kazinotë e Pejës (Video)


Gjatë bastisjeve në lokalet ku ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit janë konfiskuar disa aparate dhe janë arrestuar disa persona.
Rubrika “Policia” e emisionit “Drejtësia në Kosovë” sjell pamjet ekskluzive të bastisjeve në disa lokale të lojërave të fatit në qytetin e Pejës.
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, ka ndërmarrë aksion me ç’rast ka bastisur 15 lokacione të ndryshme ku ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit.
Këto bastisje u zhvilluan në kuadër të operacionit të koduar “Blic”. Gjatë operacionit pati edhe konfiskime të aparateve të lojërave të fatit si dhe u arrestuan disa persona.
Detajet e aksionit mund t’i ndiqni ne videon e publikuar. /Kallxo.com/
Untitled