Bastisje në Qendrën Korrektuese në Dubravë, zbulohet një revole

f1_21dubrave1363877764

Dubravë, 21 mars – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës pas marrjes se disa informatave për ekzistimin e një arme brenda perimetrit të banimit të Qendrës në Dubravë, drejtori i kësaj qendre dha urdhër për   bastisje.

Bastisja e Njësitit për Intervenime rezultoi me gjetjen e një revole të tipit “Beret” e kalibrit 7.65 mm.

Me qëllim të sigurimit që në këtë qendër nuk ka mjete të tjera të rrezikshme, Njësiti për Intervenime i Shërbimit Korrektues të Kosovës  është duke vazhduar bastisjen.

Drejtoria e Qëndresë Korrektuese në Dubravë, lidhur me rastin ka njoftuar organet kompetente, Policin e Kosovës dhe Prokurorinë, për vazhdimin e procedurave të mëtutjeshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës do të formojë komision të brendshëm për të hetuar futjen e armës brenda perimetrit të banimit të kësaj qendre.