Bashkoni pëllëmbët dhe zbulojeni këtë detaj të vogël interesant

Duart e një personi mund të tregojnë diçka interesante rreth asaj se si është ai në dashuri. Ato nuk gënjejnë dhe japin informacion më të vërtetë sesa pronari i tyre.

Lexuesit e dorës gjetën vijën e dashurisë dhe deshifruan opsionet e mundshme të karakterit.

Vendosni pëllëmbët së bashku, zgjedheni llojin që e keni dhe shikojeni për vete!

Vijat janë në të njëjtin nivel

Nëse partneri juaj i ka vijat e dashurisë në të njëjtin nivel, jeni me fat: ai ka qëllime serioze dhe preferon marrëdhëniet konstante. Ai është racional dhe një person i ndjeshëm me një karakter të butë,

Vija në dorën e majtë është më e ulët

Ky person preferon një partner më të vjetër dhe është më i mençur sesa vjetët që i ka. Pronari i këtyre vijave është i mirë në dashuri, romantik dhe i pavarur nga rregullat shoqërore. Ai shpesh dëgjon shqisën e gjashtë, që rrallë se gabon.

Vija në dorën e majtë është më e lartë

Ky person nuk ka për qëllim të ketë marrëdhënie serioze dhe nuk mendon se dashuria është arsyeja e lumturisë në jetë. Por kur të vendosë më në fund të zgjedh dikë për jetë, ai person do të jetë më i ri se vetë ai dhe do të ketë një kombësi tjetër. Ky person dashuron me sytë e tij dhe ka vetëbesim.