Bashkimi drejtë ligës së parë të futbollit


Gjilan – Futbollistët e Bashkimit të Gjilanit ngadalë por sigurt po arrijnë qëllimin e tyre drejt Ligës së Parë të futbollit të Kosovës.
Me baticat dhe zbaticat të cilat i patë ky klub ka arritë që të stabilizohet nën drejtimin e disa dashamirëve të futbollit.

“Kuq e Zinjët” e Bashkimit nga 14-të ndeshje të zhvilluara ka arritë 8 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje duke bërë që të klasifikohet në pozitën e 5-të të tabelës së klasifikimit me 27 pikë të tubuara në Ligën II-B të futbollit të Kosovës.

Për kryetrajnerin e “kuq e zinjëve” të Bashkimit Ramadan Ahmeti gjasa për inkuadrimin në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës janë reale,” Kemi bërë një punë të madhe, si me futbollistë njëashtu edhe me kryesin e klubit, secili në mënyrë të tij ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe për këtë ju jam shumë mirënjohës, shpresoj se nga 8 javët e mbetura së bashku do të arrijmë cakun tone”.

Ahmeti së bashku me futbollistët e tij përqendrimin e tij do ta ketë në javën e ardhshme ku do të ballafaqohet me Ulpianën liderin e këtij grupi. “Do të jetë një derbi ku do të vendoset gjithçka ju bëjë thirrje të gjithë dashamirëve të futbollit që në këtë derbi të na ndihmojnë për ti realizuar synimet tona”.

Barrën kryesore tek “kuq e zinjët” e Bashkimit gjerë më tani kanë bartur ky njëmbëdhjetësh, kapiteni Eroll Jonuzi, Egzon Shabani, Kastriot Mustafa, Arbër Bajraliu, Lirim Arifi, Besian Sylejmani, Enis kryeziu, Qëndrim Jerliu, Adrian Selimi, Fatlum Haxhi, Liridon Kqiku e disa futbollist të tjerë.

Kapiteni Eroll Jonuzi është mjaft optimistë per ndeshjet e mbetura.
“Kemi pasuar një përkrahje nga kryesia e cila nuk ka munguar asnjëherë, shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm në ndeshjet e ardhshme. Kemi skuadër të re me potencialë të jashtëzakonshëm, nëse vazhdojmë me këtë ritëm besoj se Liga e Parë është shumë afër”, shprehet kapiteni Eroll Jonuzi.

Kryetari i KF Bashkimi Enver Elezi është mjaft optimist sa i përket synimit të klubit,” Ne jemi një skuadër shumë e re me potencialin që kemi mendoj se mjaftë kemi arritur ndërsa synimet tona janë drejt Ligës së Parë punën tonë në asnjë moment nuk do ta ndalim përkundrazi gjatë këtyre 8 javëve do ta japim maksimumin së bashku”.

Njëri ndër protagonistët e klubit të Bashkimit është edhe Xhevat Leka i cili është edhe anëtar i kryesisë njëherit, Leka i ndihmon këtij klubi sa herë që kishin nevojë.
“Kam nderin që jam pjesë e këtij klubi me traditë dhe histori të gjatë, nëpërmjet këtij klubi populli shqiptarë ka gjetur aktivitetin e tij ne do të jemi gjithmonë pranë këtij klubi pasi ka në mesin e sajë njerëz të sportit e mbi të gjitha janë njerëz të cilët i`a duan të mirën jo vetëm klubit por edhe rinisë në përgjithësi “.

KF Bashkimi është klubi i tretë futbollistik i qytetit të Gjilanit, pas Dritës e Gjilanit të cilët bëjnë pjesë në Superligën e Kosovës në futboll./rajonipress/
bashk