Bashkia gjobit shitësen e qepëve, gjobën e paguan kryetari Erion Veliaj

loading...


Një foto e një shitëseje të moshuar që po gjobitet nga Policia Bashkiake ka bërë xhiron në rrjetet sociale, duke shkaktuar një pakënaqësi të madhe mes përdoruesve të internetit.
Në foto duket një punonjës i Policisë Bashkiake që po gjobit një plakë që shet qepë të njoma dhe spinaq në rrugë. Komentet janë të gjitha kundër shtetit dhe ironizojnë luftën e tij ndaj krimit ekonomik.
“Pse, kjo është luftë? Ata që merren me drogë dhe armë shpëtojnë, ndërsa gjoba ndaj kësaj nëne do e rregullojë Shqipërinë”, lexohet në një nga komentet e shumta.
Bashkia e Tiranës ka reaguar për këtë rast, duke u justifikuar se tregtarët që vijnë nga jashtë Tiranës, produktet e tyre duhet t’i shesin në tregjet e përcaktuara nga bashkia. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës shton se për këtë grua ishin ankuar banorët e pallatit, hyrjen e të cilit e kishte zënë gruaja me mallrat e saj, shkruan Top Channel.
“Duke u nisur nga rasti që po qarkullon së fundi në mediat sociale, mbi aksionin e Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave të zëna publike dhe disiplinimin në tregje të posaçme të tregtarëve që shesin në rrugë e trotuare, Bashkia e Tiranës gjen rastin të informojë dhe t’u bëjë edhe një herë thirrje tregtarëve që vijnë nga jashtë Tiranës, që për të tregtuar produktet e tyre të shfrytëzojnë një nga 16 tregjet ekzistuese të bashkisë”, lexohet në njoftimin për shtyp të Bashkisë së Tiranës.
Ndërkaq, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur që ta shlyejë ai gjobën prej 500 lekësh që Policia Bashkiake vendosi sot ndaj gruas së moshuar.
veliaj

loading...

loading...