Bashkëshortin s’ia njeh askush, Bobi prezanton nga plazhi “burrat” e saj

loading...

loading...

Këto ditë të nxehta Gushti, Valbona Selimllari ndodhet me pushime së bashku me familjen e saj.
Sa i takon kësaj të fundit, ish-missi është shumë e rezervuar duke i mbajtur larg medias në mënyrë fanatike si fëmijët ashtu edhe bashkëshortin. Edhe pse është fotografuar në disa raste me tre fëmijët, dy djem dhe një vajzë, me bashkëshortin ajo nuk është parë kurrë duke mos dhënë asnjë informacion se kush është babai i fëmijëve të saj.

Por pak më parë, një pakujdesi e një familjari të saj beri që të hidhej një foto në rrjetet sociale ku Valbona shfaqej buzë deti me fëmijët, edhe pse me shpinë.

Nuk kaluan shumë minuta dhe fotoja u fshi menjëherë, por revista “Who” arriti që ta ruante.

Megjithatë, ende mbetet mister bashkëshorti i bukuroshes shqiptare…

loading...