Bashkëpunimi “Çele çadrën”

loading...

foto (1)

loading...
Pas publikimit të këngës ‘’Ngoje zemrën tem” nga KAOS, Lumi B  shfaqet në një bashkëpunim me disa reperë.
Bashkë me Dj Flow, Mc Kreshën e Lyrical Son, ka realizuar këngën “Çele çadrën”, videoklipi i së cilës u publikua dje.

“Kënga është e Dj Flow, ndërsa instrumentalin e ka bërë vëllau im, Lisi. Flow-i na ka mledhur dhe fillimisht këngën e kemi regjistruar unë dhe Kresha, pastaj ka ardhur Festimi (Lyrical Son) dhe ka regjistruar refrenin. Shpresojmë që kënga  të pëlqehet nga publiku”, ka thënë Lumi B për Indeksonline.

Tutje, ai ka konfirmuar se KAOS janë afër finalizimit të albumit të ri, i cili do të publikohet verës, ndërsa ka bërë të ditur se do të ketë edhe shumë bashkëpunime e videoklipe. /LajmeOnline/

loading...