Bashkë në krim, bashkë në dashuri, bashkë rëndë në spital! Fati dramatik i çiftit shqiptar

dr0

Gjendet në gjendje kome shqiptari Dritan Demiraj me profesionin pasticier, i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali me akuzën e vrasjes së dyfishtë të kryer më vitin 2014.

Pas një grindjeje me një të burgosur tjetër me kombësi rumune, një ish-boksier profesionist, shqiptari është goditur disa herë me grusht në fytyrë, ndërsa aktualisht gjendet në gjendje kome në spitalin e Parmës.

Shqiptari ka vrarë për motive të dobëta xhelozie ish-të fejuarën e tij, Lidia Nusdorfin, nëna e dy fëmijëve. 6 e 12 vjeç, si dhe 30 vjeçarin Silvio Maninna, me të cilin ajo kishte nisur një marrëdhënie dashurie, gjashtë muaj pas ndarjes nga Dritan Demiraj.

Lidia Nusdorfi u godit disa herë me thikë nga Demiraj më 28 shkurt të 2014 në nënkalimin e stacionin hekurudhor të qytezës së Mozzatte në provincën e Komos.

Disa ditë më parë, Dritan Demiraj kishte vrarë e fshehur trupin dhe të fejuarit të saj Silvio Mannina, 30-vjeç.

Avokati mbrojtës i Dritan Demiraj e ka përkufizuar këtë krimin e klientit të tij si një akt pasional bazuar në kodin e Kanunit, sipas të cilës tradhtia duhet larë me gjak.

E akuzuar si bashkëpunëtore në krim dhe e fejuara aktuale e Dritan Demiraj, Monica Sanchi, 35 vjeçe e dënuar me 30 vite burg.

Një fat dramatik i ka lidhur aktualisht dy të fejuarit, pasi dhe Monica Sanchi gjendet aktualisht e shtruar në spitalin e Forli, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë që i ka paralizuar gjymtyrët.

dr0dritandrrrd2unnamed-9