Bashës i ndodhi diçka e rrallë kundër Luksemburgut


Shiriti i kapitenit iu dorëzua pikërisht Bashës në miqësoren me Luksemburgun dhe ai e pranon se ky ishte një emocion i veçantë.
Migjen Basha u rikthye titullar pas shumë kohësh, i kushtëzuar edhe nga dëmtimi i rëndë që pësoi rreth 2 vjet më parë. Ai e pranon se i nevojiten ende edhe shumë minuta në këmbë për të fituar formën ideale.
“Ka kaluar rreth nje vit qe kur jam rikuperuar dhe kam pasur probleme te medha ne vere ne Lucerne por edhe te Como sepse nuk jam pergatitur. Une dua te luaj 90 minuta per te fituar formen dhe stervitja e rregullt me ndihmon te fitoj formen optimale. Vitet e fundit kjo Kombetare eshte permiresuar shume ne cdo rol. Konkurrenca eshte shume pozitive sepse cdo lojtar duhet te jape 100 % ne cdo stervitje dhe me pas vendimin e merr trajneri”.
Shiriti i kapitenit iu dorëzua pikërisht Bashës në miqësoren me Luksemburgun dhe ai e pranon se ky ishte një emocion i veçantë.
“Me pelqen fakti qe mbajta shiritin e kapitenit sot por ne kemi nje kapiten me personalitet shume te madh dhe eshte shume e veshtire qe ta zevendesosh”- përfundoi Basha për Supersport.
basha