Basha: Kam pritur 3 vjet për të luajtur me Shqipërinë

loading...

basha2

loading...
Migjen Basha ka qenë padyshim lojtari më i mirë në fushë kundër Lituanisë. Brenda dy ndeshjeve ai ka mundur që të tregojë nivelin e tij dhe tashmë mund të konsiderohet titullar në ekipin Kombëtar.

Ishte një fitore e bukur, kemi luajtur shumë mirë.Atë që se bëra në Oslo, e bëra këtu” ka thënë Basha pas ndeshjes me Lituaninë.

Ai shprehet se ka bërë zgjedhjen e duhur për të luajtur për Shqipërinë. Basha thotë se ka pritur tre vjet për të luajtur për kombëtaren shqiptare.

Kam bërë zgjedhjen e duhur kur zgjodha Shqipërinë. Kam pritur 3 vjet për të luajtur me kombëtaren dhe shpresojmë të paraqitemi mirë në qershor, për t’i mbajtur shpresat gjallë për një kualifikim të mundshem në Botërorin “Brazil 2014″, përfundoi Migjen Basha, që ka marrë lëvdata të mëdha, duke nisur nga trajneri De Biazi, tek kapiteni Lorik Cana./

loading...