Barks në lidhje me një prezantues britanik

f.0305114541729_m

Ylli i filmit “Les Miserables”, Samantha Barks, në mënyrë sekrete është duke dalë me një moderator britanik.
Pasi raportet që e lidhnin aktoren me yllin e Hollywoodit, Russell Crowe, dolën të pavërteta, mediat britanike shkruajnë për një lidhje tjetër të saj.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, Barks ende nuk ka dalë publikisht me romancën e saj me Matt Johnson, por ajo ka qenë me 30-vjeçarin për “disa muaj” dhe madje me të ka ndjekur edhe ceremoninë Elle Style Awards në Londër muajin e kaluar.

“Ata po i mbajnë gjërat në qetësi, por ata janë absolutisht të hutuar nga njëri-tjetri”, ka thënë burimi. /LajmeOnline/