Barcelona zyrtarizon Mathieu

Gjiganti katalan Barcelona, ka arritur marrëveshje me skuadrën Valencian për transferimin në Camp Nou të mbrojtësit francez, jeremy Mathieu.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë skuadra e Barcelonës, e cila nëpërmjet faqes zyrtare të klubit ka konfirmuar gjetjen e akordit, ndërsa Mathieu do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me skuadrën e Luis Enriques.