Barcelona shkeli Milanin – VIDEO

163569089_crop_exact

Barcelona ka arritur ta përmbysë epërsinë prej dy golash të Milanit nga ndeshja e parë, pasi sonte në “Camp Nou” ka shënuar fitore, me rezultat 4:0, duke u kualifikuar me meritë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Katalanasit e nisën rrufeshëm ndeshjen dhe qysh në minutën e 5-të Lionel Mesi zhbllokoi shifrat. Argjentinasi shënoi edhe golin e dytë, në minutën e 40-të, duke paralajmëruar kuqezinjtë se nuk do ta shijojnë kualifikimin. Edhe pjesën e dytë Barcelona e nisi mjaft mirë, duke shënuar golin e tretë nëpërmjet David Vilës, në minutën e 55-të, derisa gjithçka rreth kualifikimit në çerekfinale e qartësoi Xhordi Alba, me golin e shënuar në minutën e 90-të.
Ndërkohë në çerekfinale është kualifikuar edhe skuadra turke, Galatasaraj, që ka shënuar fitore kundër Shalkes në Gelzenkirhen, me rezultat 3:2. Ndeshja e parë në Stamboll ishte mbyllur, 1:1. Golin e fitores për turqit e shënoi Bulut në kohën shtesë. Dy golat e tjerë për skuadrën turke i shënuan Altiontop, në minutën e 37-të dhe Jilmaz, në minutën e 42-të. Derisa golat për gjermanët i shënuan Neustader, në minutën e 17-të dhe Bastos, në minutën e 63-të.