Barcelona ndryshon sponsorin

Barcelona pritet të ndërrojë sponsorin ku në fanellën e kësaj skuadre në sezonin e ardhshëm ekipi katalunas do të ketë birrën meksikane, Tecate.

Sipas Marca-s marrëveshja pritet të bëhet zyrtare në qytetin Monterrey, pikërisht në 70 vjetorin e kësaj birre. Aktualisht, birrë meksikane sponsorizon disa ekipe MX League, si Deportivo Guadalajara, Cruz Azul, Veracruz dhe Tihuana Rayados.