Barcelona ia del fitores, për Vilanovën

Barcelona ka arritur fitore në udhëtim te Villareali me rezultat 2 me 3. Cani dhe Trigueros shënuan dy golat e parë për Villarealin. Por pikërisht lojtarët e kësaj skuadre e ndihmuan skuadrën e Tata Martinos për fitoren e radhës.
Paulista dhe Musachio shënuan autogola pas dy harkimeve nga Alves.
Lionel Messi në minutën e 83 shënoi golin e fitores për Barcelonën pas një aksioni fantastik të nisur nga Busquets.