Barcelona ‘bombardon’ James Rodriguez

Barcelona është e gatshme të ofrojë 90 milionë Euro për të afruar në “Camp Nou” “Këpucën e Artë” të Botërorit, James Rodriguez. Edhe pse është Reali i Madridit ai që ka shfaqur interes konkret për kolumbianin e Monacos, Barcelona ka në plan ta djegë konkurrencën e kampionëve të Europës.

Sipas gazetës katalanase “Sport” “Los Blancos” në këtë moment nuk mund të hyjnë në garë pasi duhet ende të zgjidhin çështjen e largimit të Di Marias. Për argjentinasin ka shfaqur interes Paris Saint Germain, por ende pa një ofertë zyrtare. Nga ana tjetër, Barcelona po avancon me hapa të shpejtë por në rast të afrimit të mesfushorit fantazist, atëherë situata bëhet kritike për njërin prej dyshes Messi-Neymar.