Barcelona, 32 mln Euro fitime nga sezoni i fundit

“Ne nuk mund të themi nëse mund ta blejmë një futbollist të caktuar, thjesht përcaktojmë shumën që mund të shpenzojmë. Do të jetë trajneri Martino ai që do të vendosë për blerë një qendërmbrojtës apo lojtarë të roleve të tjera. Ne japim garanci se kemi para të mjaftueshme për të blerë lojtarët që kërkon trajneri.”

Zmadho fotografinë

Barcelona, 32 mln Euro fitime nga sezoni i fundit

Barcelona ka një bilanc pozitiv +32 milionë euro nga sezoni i kaluar. Në një konferencë për shtyp të organizuar për cështjet financiare, zëvendëspresidenti ekonomik i klubit Katalanas, Havier Faus, zbuloi se të ardhurat totale për sezonin 2012-2013 ishin 491 milionë euro, 21 milionë më shumë se parashikimi. Kjo është shuma e dytë më e lartë e të ardhura në histori. Por ajo që ka më shumë rëndësi është mundësia ekonomike për ndërhyrë sërish në merkato.

“Ne nuk mund të themi nëse mund ta blejmë një futbollist të caktuar, thjesht përcaktojmë shumën që mund të shpenzojmë. Do të jetë trajneri Martino ai që do të vendosë për blerë një qendërmbrojtës apo lojtarë të roleve të tjera. Ne japim garanci se kemi para të mjaftueshme për të blerë lojtarët që kërkon trajneri.”

Arkat e Barceonës mund të mbushën me rreth 40 milionë euro që ofron Manchester Junajtid për Sesk Fabregas, por ky operacion hidhet poshtë nga Zherard Pike. Qendërmbrojtësi katalanas theksoi se Junajtid thjesht po humbet kohë, pasi Fabrebas nuk do të largohet nga shtëpia e tij.
Junajtid po humbet kohë. Për Sesk rikthimi në shtëpi ishte një ëndërr e bërë realitet dhe ai nuk kërkon të dorëzohet. Barcelona është shtëpia e tij. Ai këtu ka familjen dhe luan me shokët e tij më të ngushtë. Ai personalisht më ka thënë se është i lumtur dhe dëshiron të qëndrojë.

Ndërkohë edhe klubi katalanas ia ka bërë të qartë Manchesterit se Fabregas nuk është në shitje.