Bar Rafeli penalizohet pse s’ka bërë shërbimin ushtarak

loading...

bar-rafeli-160x300

loading...
Shefat e ushtrisë izraelitë kanë bërë thirrje që modelja Bar Rafaeli të mos jetë në qendër të një fushatë publicitare për të reklamuar vendin e tyre për shkak se ajo nuk e ka kryer shërbimin ushtarak.

Ushtria izraelite i ka shkruar një letër Ministrit të Jashtëm të këtij vendi, duke kundërshtuar zgjedhjen e saj për fushatën e re publicitare.

Modelja nuk e kompletoi shërbimin ushtarak pasi u martua në vitin 2007. Ajo u divorcua menjëherë më pas.

Është e detyrueshme që gratë të bëjnë dy vjet shërbim në forcat e armatosura. Bëjnë përjashtim rastet kur je e martuar ose shtatzënë.

Meshkujt bëjnë tre vite në shërbimin ushtarak të detyruar, duke nisur nga mosha 18- vjeçare.<tema>

 

loading...