Balotelli-Kaka, shumë pranë Milanit

balotelli-kaka1

Milan-Balotelli, një tratativë, që nuk është shuar kurrë. Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme, si nga drejtuesit kuqezi, edhe nga agjenti i futbollistit, Raiola, tratativa për të çuar talentin italian nga Manchester City te Milan vazhdon.

Orët e fundit janë dhënë edhe sinjale të forta: Galliani ka takuar sërish Raiola-n, kompanitë angleze të basteve kanë ulur koefiçentin e një kalimi të mundshëm në 1,57, ndërsa vet lojtari ka lënë shtëpinë e tij në Angli. Vazhdojnë kështu përpjekjet e kuqezinjve, për të risjellë në Milano “Supermario”-n. Ndërkohë, sulmuesi i Manchester City-t, sipas “The Guardian”, ka telefonuar agjencinë imobiliare, duke i njoftuar largimin dhe boshatisjen e vilës për një qiramarrës tjetër. Pikërisht sepse Balotelli tashmë ka nisur të kërkojë një shtëpi në Milano.

Galliani po provon gjithçka dhe gjatë së mërkurës ka takuar Mino Raiola-n, për të studiuar situatën dhe, pavarësisht mohimeve (Mario është lojtar i Manchester City-t, por ka kohë deri më 31 janar), agjenti shpresoj ta largojë nga Manchester, ku po gjen shumë pak hapësira dhe ku marrëdhëniet me trajnerin janë prishur, pas zënkave të shumta. Sinjali i fundit pozitiv vjen nga bastvënësit anglezë, që nga e marta deri të mërkurën e kanë ulur kuotën nga 1,8 deri në 1,57 për largimin e tij nga Manchester City.

Edhe tratativa për Ricardo Kakan vazhdon. AC Milan ende shpreson për transferimin e asit brazilian të Real Madridit, Leita Kakas. Megjithatë, problemet financiare duke se janë duke penguar rikthimin e ish-yllit të “rossonerëve” në ‘San Siro’. Sipas gazetarit të “Marca”, Miguel Angel Lara, Milan duhet t’ia paguajë Real Madridit, 18 milionë euro nëse dëshiron rikthimin e brazilianit. Kjo shifër duket e madh për gjigantin italian, megjithëse, milanistët insistojnë që të rimarrin Kakan në formë huazimi.

Ndryshe, vet lojtari ka kohë që ka shprehur dëshirën e tij për tu rivesh kuq e zi. Kaka assesi nuk po e gjen formën e tij më të mirë në Madrid. Ai nuk është në planet e trajnerit Jose Mourinho.