Balotelli: Jam dashuruar

loading...

timthumb (1)

loading...
“Kam rënë në dashuri, por nuk jam i mirë për ta treguar me fjalë. Jam shumë i turpshëm.”

Edhe pse është e vështirë ta besoni, këto janë fjalët e Mario Balotelli, sulmuesit të Milanit dhe kombëtares italiane, i cili duket se ka gjetur dashurinë e vërtetë me Fanny Neguesha.

“Është një vajzë e vendosur, e sigurt dhe bujare. Në pak kohë kemi gjetur sintoninë me njëri-tjetrin. Mund të kaloj të gjithë jetën time me një person të tillë. Falë saj kam gjetur ekuilibrin që më duhet mua si futbollist. Lidhjen tonë ajo e vë para gjithçkaje dhe unë nuk jam më nervoz para ndeshjeve”, thekson 22-vjeçari në një intervistë për revistën ‘Vanity Fair’.

Në lidhje me ish të dashurën e tij, Rafaella Fico, më të cilën mendohet se ka një fëmijë, Balotelli tha: “Nuk dua të flas për një person që nuk më intereson më. Vajza e vogël? Unë kam pasur një histori të dhimbshme dhe nuk do e lija kurrë pa baba. Nuk është faji im që deri më sot ajo ka qenë larg meje. Dua ta njoh dhe shpresoj shumë që të jetë fëmija im, por kjo histori nuk është kaq e thjeshtë sa duket. Ka çështje ligjore në mes që duhet të merren seriozisht dhe që nuk zgjidhen me intervista”.

loading...