Balotelli e parkon veturën në mes të rrugës

loading...

loading...
Mario Baloteli, sulmuesi problematik italian i Milanit është kthyer sërish në skenë me problemet që i shkakton, por këtë herë jashtë fushës së futbollit. Baloteli këtë herë ka tërhequr vëmendjen me një sjellje të tij në qendër të qytetit të Milanos.
Këtë herë ai, siç ka ndodhur në Angli, ai e ka parkuar automobilin e tij të ri, Ferrari F12, që vlen rreth 350 mijë euro, në mes të rrugës. Arsyeja? Ai shkoi për të blerë në dyqanin e Louis Vuitton.

Ndërkohë, të dielën, Baloteli e ka kaluar në shoqërinë e së dashurës së tij, Fani Neguesha. Që të dy janë fotografuar nga paparacët, teksa ndodheshin në festën e birrës në provincën e Pavias. Pavarësisht se Mario Baloteli ndodhej në festën e birrës, ai nuk ka konsumuar alkool, por vetëm ujë.

loading...