Baloteli te Milani, tashmë duket një çështje orësh

Transferimi i Mario Balotelit te Milani duket një çështje orësh. Mediat britanike kanë shkruar mbrëmë se sulmuesi ka përshëndetur shokët e ekipit dhe është nisur për në Milano, për të përfunduar kalimin e tij në radhët e kuqezinjve.

Gjithsesi, ai ka qenë në Londër me skuadrën, në prag të sfidës me QPR. Baloteli nuk ishte me skuadrën në trenin që u nis për Londër, por ai ka hipur në një stacion tjetër dhe enigma u zgjidh, citon balkanweb .

Përpos kësaj, gjithçka duket e mbaruar. Bëhet fjalë për një transferim prej 24 milionë eurosh, që do të paguhen për 6 vjet, ndërsa Baloteli do të firmosë një kontratë deri në vitin 2017, për një shumë prej 5 milionë eurosh në sezon. Pas përfundimit të kësaj tratative, Milani pritet të marrë edhe Rikardo Kaka nga Reali i Madridit. /24oreinfo.com