Balerina: Biznesmeni me ofroi kokainë dhe donte seks treshe me motrën time

1a8598dc58b16601ab170bc320433edb_xl


Balerina e club­eve të natës Kristjana Ibro, që u bë e njohur pas mesazheve erotike me reperin Noizy, e që përfundoi në burg pas vjedhjes së një telefoni në banesën e një 46-­vjecari me të cilën kaloi natën, tregon të të tjera detaje rreth ngjarjes.

Vajza 18­vjeçare tregon se historia nisi kur ajo bashkë me motrën 16­ vjeç u ftuan në banesën e një miku dhe aty u takuan me biznesmenin 46-­vjeçar, që sipas saj, i ka dhënë kokainë kundër dëshirës dhe më pas ka nisur t’i ngacmojë seksualisht. Gjatë intervistës dhënë për “Bluetooth”, Kristiana tregon edhe njëherë ngjarjen e tmerrshme që ka përjetuar së bashku me të motrën, Vanesën. Biznesmeni fillimisht i ka dhuruar një “Iphone”, por më pas u ka kërkuar favore seksuale. Të dyja vajzat kanë qenë të detyruara të konsumojnë kokainë me të

“Na thoshte që do t’ju bëj keq nëse nuk pini me mua”, tregon më tej Kristina, e cila ka vendosur ta zgjidhë me anë të drejtësisë dhe çështjen ia ka besuar avokat Artan Gjuzi.

Si e njohët biznesmenin?

E njohëm nëpërmjet një shoku. Unë dhe motra ime i thamë që kishim nevojë për 500 euro dhe ai na tha që një miku i tij do të na i jepte, nëse ne do të rrinim me të. Por vetëm kaq, të rrinim. Dhe ashtu bëmë, shkuam tek shtëpia e tij. Që kur shkuam ai na tha që telefonin e keni dhuratë prej meje. Në fund të mbrëmjes, ai na tha do të na jepte edhe 500 euro. Por, aty pamë që ai pinte kokainë. Pasi piu, ai më tha që duhet të pinte edhe motra ime, e cila është vetëm 16 vjeçe. Na tha që vetëm kështu do të na i jepte edhe lekët. E detyroi motrën time të pinte kokainë.

Si ju detyroi?

Na bëri presion psikologjik. Na thoshte që do t’ju bëj keq nëse nuk pini me mua. Thoshte gjëra që na frikësoi shumë, na kërcënoi edhe me jetë. Nuk kishte rrugë tjetër, veçse të pinim me të. Më pas na tha që do kryejmë marrëdhënie seksuale të tre bashkë.

A bëtë seks?

Jo, nuk bëmë

A tentoi t’ju afrohej me forcë?

Po tentoi, edhe te motra ime minorene, por ajo dhe unë iu lutëm që të mos na bënte gjë.

Si arritët të iknit nga shtëpia?

Ishte një moment që ai doli nga shtëpia për të marrë doza të tjera kokaine. Ne shfrytëzuam atë moment për të ikur. Morëm telefonin që na kishte thënë se na e kishte bërë dhuratë.

E dinte ai që motra juaj ishte minorene?

E dinte dhe i thoshte që të kam si gocën time, por më pas i bëri dhe ftesën për seks.

Ju kontaktoi më mbrapa?

Po, më ka shkruar. Më thoshte “zogu hajde merr dhe 500 eurot”. Nuk më tha më kthe telefonin, aq më tepër të më thoshte se do më bënte padi për vjedhjen e telefonit.

A keni qenë herë të tjetër me meshkuj për t’i marrë para?

Jo, nuk kemi qenë kurrë. Thashë, këto lekë ne na duheshin sepse do të iknim jashtë shtetit. Do bënte motra ime një vizitë.

A ju ka kërcënuar njeri tani pasi keni bërë denoncimin?

Po, na kanë kërcënuar. Më ka shkruar një mesazh ku më shante me fjalët më të ndyra dhe më ka thënë do të fus në burg.

Çfarë prisni tani?

Tani presim të bëhet drejtësi. Të marrë atë që meriton.

Mendoni se po të rrinit akoma me të, do t’ju përdhunonte?

Patjetër që po. Mendoj që do na bënte shumë keq të dyjave.

Me çfarë merreni ju?

Unë, siç e dinë të gjithë jam balerinë. Nëpërmjet punës mbaj të gjithë familjen time.