“Balena Blu” vjen edhe në Shqipëri: Mamaja shpëton vajzën nga vetëvrasja

Ndikimi i lojës së rrezikshme në internet “ Balena Blu” ka mbërritur tashmë edhe në Shqipëri. Një vajzë, nxënësë e një shkolle 9 vjeçare, ka rënë viktimë e lojës por për fat është pikasur nga nëna e saj duke shpëtuar kështu nga një vetëvrasje e mundshme.
Lajmin e ka bërë të ditur psikologia Ornela Belba e cila ka qënë e ftuar në emisionin Top Show. Sipas saj fëmija është kontaktuar nga një kurator në internet dhe është përfshirë në lojë.
Balena Blu është një lojë vdekjeprurëse mjaft e përhapur në internet kohët e fundit. Më të prekurit janë adoleshentët, të cilët pasi kontaktohen online nga një person, bëhen pjesë e një loje ku duhet te kryejnë sfida të rrezikshme disa ditë rresht, siç janë prerja e lëkurës me thikë apo hedhja nga lartësi të mëdha.