Balena Blu shantazhon 13-vjeçarin nga Pogradeci: Do shihemi në darkë, unë kam çdo të dhënë tënde tashmë

“Balena Blu” edhe pse është personifikim i një kafshe deti mjaft të këndshme, në emërtimin e një loje nuk ngjason aspak e këndshme.
Prek kohësh është dhënë alarmi në mbarë botën se fëmijë po vrasin veten duke ndjekur udhëzimet e kësaj loje, por prej disa ditësh kjo lojë ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Rasti i fundit ishte me një vajzë të mitur në Gjirokastër, e cila i kishte shkaur lojës deri në nivelin e 33 dhe rrezikonte seriozisht jetën, ndërsa sot në redaksinë e JOQ.al ka mbërritur një tjetër rast me një 13-vjeçar nga Pogradeci.

Përshëndetje JOQ! Nuk po u besoja syve kur pashë këto mesazhe nga “Balena Blu”. Të dërgojnë ftesë në Facebook, pastaj kërkesë për mesazh dhe të dërgojnë disa herë rresht mesazhin “Përshëndetje, unë jam Balena Blu.

Të pëlqen të luash një lojë shumë sfiduese?”. Unë iu ktheva keq dhe filloi të më kërcënonte edhe me familjen dhe më tha se do të më vinte natën pasi di gjithçka për mua. I ka ndodhur edhe vëllait tim edhe një shokut tim kjo gjë”, përfundoi 13-vjeçari nga Pogrdeci.

Nuk dihet ende se cili është qëllimi i kësaj “loje”, por shteti duhet të marrë masa me ekspertët e kibernetikës, sepse shumë të mitur e përdorin celularin dhe rrjetet sociale sot dhe potenciali që dikush të bjerë pre e shantazheve apo e më keq akoma t’i shkojë niveleve deri në fund, gjë kjo që do ishte fatale siç ka rezultuar në mjaft vende.