“Baca Sali, më quajtët ‘ndrikull’! Gëzuar humbjen dhe merreni me relaks”

Arbana Xharra, i është rikthyer debatit me ish-kryeministrin Sali Berisha, lidhur me rezultatin e PD në zgjedhjet e 25 qershorit. Xharra ne nje postim ne profilin e saj ne rrjetet sociale i shkruan Berishës “Gëzuar humbjen”.

Statusi i plotë:
Baca Sali – se kështu ju drejtohemi më të moshuarve ne këndej Drinit – më quajtët ndrikull, kur ju kritikova se i keni bërë Shqipërisë dhe Kosovës shumë dëme me ato mbi 20 vjet qeverisje. Nëna e Zeqos më quajtët nëse më kujtohet.

Dhe madje edhe latinishten e sallave të operacioneve e përdoret me plot patos: Ignjorantia non est argumentum. E sigurt padija nuk është argument.

Por kujt i mungonte ajo? Ju s’patët as dije e as arsye e as forcë për të kërkuar falje dhe të lutshi edhe për një shans – jo për ju, por për demokratët.

Ose gjithë ata votues demokratë që ua kthyen shpinën e u bënë me nënat e Zeqove e kanë gabim e ju çka dolët profet i vetëshembjes totale?Po unë ndrikull, kumbare por e frymës së popullit se ai ua tregoi vendin se as nënat e Zeqove nuk iu duan më.

Gëzuar humbjen dhe merreni me relaks. Bëhet mirë për demokratët dikur.