‘Baballarët’ e Kosovës

Enver Hasani dhe gjykatësit e tjerë të Kushtetueses janë në krye të listës së zyrtarëve më të paguar në Kosovë. Me gjithë kritikat se po përdorin standarde të dyfishta në ndarjen e drejtësisë, me vendimet e tyre në disa raste e kanë “dridhur” skenën politike në vend, shkruan Zëri.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ndër zyrtarët më të paguar në Kosovës, të cilët me pagat e tyre, madje e tejkalojnë presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

I pari i kësaj GJykatë, Enver Hasani, i njohur në opinion me nofkën “Baba” merr pagë vjetore prej 42 mijë euro e 800 euro, rreth 3.600 euro në muaj, apo rreth 8000 më pak se Jahjaga.

Përpos pagave, gjykatësit e Kushtetueses, marrin edhe benificione të tjera të majme./LajmeOnline/