Babai vret vajzën se u lidh me shqiptarin? E vërteta është ndryshe

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Greqi pak ditë më parë, preku çdo shqiptar pasi mori përmasa publike ditën e djeshme.

Një 55-vjeçar grek mësohet se vrau me thikë në mënyrë barbare vajzën e tij 18-vjeçare të quajtur Irini, për të cilën fillimisht u raportua se arsye ishte fakti që ajo kishte për të dashur një djalë shqiptar.

Gjithçka është zhvilluar në Athinë, ku fillimisht ngjarja u raportua sikur në shtëpi kishte rënë zjarr dhe babai e vajza ishin asfiksuar, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se adoleshentja kishte shenja dhune dhe ishte mbytur nga i ati me thikë dhe plagët dalloheshin në qafë, gjoks dhe faqe dhe po ashtu në krahët e saj teksa përpiqej të mbrohej.

shte mamaja e adoleshentes së ndjerë që ka rrëfyer detaje për një televizion lokal grek, duke thënë se gjithçka kishte ndryshuar në familjen e tyre kur bashkëshorti i saj mësoi se 18-vjeçarja ishte në një marrëdhënie me një të ri shqiptar.

Ajo tregon se për këtë tragjedi është informuar edhe i dashuri shqiptar i vajzës, i cili nuk ngurron ta shfaqë trishtimin për humbjen e njeriut të tij më të dashur.

Shqiptari shkruan në një postim prekës:

Rrugë të mbarë engjëlli im, ike dhe le pas burrin që të do shumë….dhe do të të pres. Gruaja ime e bukur, shpirti im. Princesha ime që më ndriçon jetën. Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysma jote. Të dua dhe do të dua gjithmonë, rrugë të mbarë engjëlli im. Zoti të mori aty lart për t’u kujdesur”, shkruan ai në “Facebook”.

Por sot mediat vendase shkruajnë se ngjarja e rëndë ndodhi pasi babai i vajzës ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe ajo kishte marrë djalin 13-vjeçar dhe kishte shkuar në Korfuz, ndërsa vajzën e kishte lënë me babain.

Disa ditë më parë, babai i kishte shkruar ish-bashkëshortes mesazh që të rikthehej te ai, por ajo nuk kishte pranuar, raporton “To Vima”. Më pas ai kishte lënë një shënim për të para se të bënte krimin makabër, sshkruan Icon.

Ti më ktheve kundër djalit tim. Ma more atë dhe më le me vajzën. Kam lexuar mesazhet që shkëmbeni bashkë. Ajo nuk më do. Më fyen rëndë dhe do të më braktisë dhe do të vijë te ty. Ti që m’i ktheve fëmijët kundër do të vuash më shumë. Kur ta lexosh këtë letër do jemi të dy të vdekur”, mësohet të ketë qenë shënimi i tij.

Sa për djalin shqiptar, mediat greke thonë se ai kishte një vit e gjysmë i lidhur me vajzën dhe ata hynin e dilnin në shtëpi lirisht. I vetmi person që ishte kundër lidhjes ka qenë gjyshja e vajzës, e cila ishte raciste.