Babai vret vajzën me automatik kallashnikov

foto (1)

Krim brenda familjes në Lezhë, babai i merr jetën vajzës duke e vrarë në vend me një automatik Kallashnikov.

Viktima është Valentina Begu, 19 vjeç, kurse autor i dyshuar i krimit është babai i saj, Nikollë Begu, 53 vjeç, raporton noa.al.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Begu në fshatin tale të rrethit Lezhë, kur babai në rrethana ende të paqarta ka hapur zjarr me armën e tij në oborrin e shtëpisë duke vrarë të bijën./LajmeOnline/