Babai vrau të birin pas një zënke të gjatë, viktima ishte veteran i UÇK-së

Janë bërë të ditura disa detaje për vrasjen e mbrëmshme në Korishë të Prizrenit. Mediat lokale kanë raportuar se M.Rexha është vrarë nga babai i tij, pas një zënke familjare që ka zgjatur për një kohë.

Trupi i viktimës është bartur në Prishtinë për obduksion. Babai i viktimës është arrestuar.

Është bërë e ditur se viktima ka qenë veteran i luftës së UÇK-së, raporton KTV.

Policia në rajonin e Prizrenit, ka bërë të ditur se deri në këto momente, është arrestuar personi që mund të tregoj rrjedhën se si është zhvilluar ngjarja.