Babai korçar u arrestua se ngacmoi seksualisht vajzën 5-vjeçe flet nëna: Ju tregoj çfarë ndodhi

Korça u trondit mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë. E. Shuli, 36 vjeç banues në Pirg të Maliqit u akuzua se kryente veprime të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur, vetëm 5 vjeç dhe për këtë u arrestua nga uniformat blu.

Mirëpo, nëna e të arrestuarit Mysret Shuli ka folur dhe thotë një tjetër version.

Sipas saj i biri nuk e ka ngacmuar vogëlushen por këto janë të gjitha sajesa të nuses e cila kërkon të ndahet nga 36 vjeçari.

Nuk është e vërtetë që djali im ka ngacmuar vajzën. Janë sajime të nuses e cila donte të ndahej nga djali,sepse jemi shumë të varfer. Ata u martuan prej 6 vitesh dhe nuk kishin probleme.

Përveç vajzës 5 vjeçe, kanë edhe një djale 2 vjeç. Nusja e akuzoi Edisonin tre muaj më parë, se ngacmonte vajzën. Edisoni, në gjendje të dehur e rrahu fruan.

Vajza e vogël është derguar në prill tek një psikologe”, ka rrëfyer Mysret Shuli për newsbomb.al

Çifti kishte 3 muajt e fundit grindje për shkak të vajzës. Mësohet se nusja një muaj më parë, mori dy fëmijët dhe shkoi tek prindëit e saj.