Babai i Majlindës: I lumtur për fitoren, jo edhe sjelljen ndaj saj (Video)

loading...

Babai i i xhudistes Majlinda Kelmendi, Ismet Kelmendi, është shprehur tejet i lumtur për triumfin e vajzës së tij
Xhudistja pejane e mposhti në finale francezen Priscilla Gneto, për t’u kurorëzuar si mbretëresha e Evropës në xhudo.

Në një intervistë për Klan Kosova, pas fitores së medaljes së artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, babai i Majlindës, u shprehe tejet i lumtur me triumfin e radhës të së bijës. Por, edhe përkundër këtij triumfi, në Pejë ishte një ditë normale si gjithë të tjerat, që nuk i ka pëlqyer aspak Ismet Kelmendit.

“Jemi të gëzuar të gjithë, dhe besoj që Majlinda do të na sjellë edhe medalje të tjera, ajo është një luaneshë dhe një trimëreshë e familjes tonë. Jo vetëm e familjes tonë por është edhe luaneshë e të gjithë kombit shqiptar, dhe këtë gjë ajo e ka treguar me forcën e saj”, ka th
“Në Moskë para se të garonte i kanë thënë se t’i nuk mundesh të luftosh me flamurin e Kosovës, por duhet të luftosh me flamurin e Komitetit Olimpik Botëror dhe ata njëherësh kanë pranuar. Por pasi Majlinda kishte këmbëngulur, ata gjysmë ore para fillimit të lojërave kanë vendosur që Majlinda të marrë pjesë me flamurin e Kosovës”, shtoi Kelmendi.

“Kjo është një mburrje për popullin shqiptar, me ç’rast Garda e ushtrisë ruse e kanë përshëndetur flamurin shqiptar. Jemi mburr edhe me Majlindën që ka fituar medaljen, por më shumë jemi gëzuar kur është ngritur flamuri shqiptar te një popull i cili nuk na ka njohur”, tha ndër të tjera Kelmendi.

“Ne këtu si qytetarë të Pejës nuk e vlerësojmë një person të qytetit tonë, më shumë e vlerësojmë disa sporte tjera. Është një gabim i madh që sonte popullata nuk po feston, të argëtohen”, ka përfunduar babai i Majlindës duke shprehur zhgënjimin që nuk po festohet për suksesin e xhudistes kosovare.
maji

loading...

loading...