Babai bën seks me vajzën e mitur për tre vite me radhë: Kërkoja ngushëllim pas ndarjes

Për tre vite me radhë abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur në “kërkim të ngushëllimit”. Janë këto fjalët me të cilat u justifikua një burrë 44-vjeçar nga Kununurra, në Australi, lidhur me raportet seksuale që kishte me të bijën e ardhur në jetë, nga lidhja me partneren me të cilën ishte ndarë.

Burri u dënua me 13 vite e gjysmë burg të enjten që lamë pas, duke u shpallur fajtor për abuzimin seksual me të bijën por edhe për posedim materialesh pedo-pornografike.

Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për të mbrojtur privatësinë e së miturës, ishte lënë nga partnerja në vitin 2013 dhe kishte mbetur vetëm me të bijën në shtëpi, e cila që nga ai moment ra pre e abuzimit të të atit.

Një spirale e cila u ndërpre vetëm vitin e kaluar, pas një sinjalizimi anonim në polici.

Kur agjentët hynë në apartament e gjetën burrin të zhveshur në krevat me të bijën.

Atij i’u gjetën edhe materiale filmike, ku shihej duke bërë seks me të bijën. /a.y/noa.al