Babadimri harron sajën me drerë, gjen diçka tjetër për të fluturuar (Video)

Casey Neistat nga New Yorku, është veshur si babagjyshi i Vitit të Ri, për të realizuar një video ku ngrihet lartë dhe shëtitë me dronin gjigant. Për dallim nga plaku tradicional që lëvizë me sajën që tërhiqet nga drerët, 35-vjeçari është ngritur nga fluturakja që është në gjendje të bartë njeriun e rritur, Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni dronin që lëshon drita shumëngjyrëshe dhe ndriçon pjesën malore të mbuluar me borë. Turistët dhe skiatorët, e kryesisht të vegjlit kanë mbetur të mahnitur me Neistat i cili është i njohur për filmime të ndryshme të publikuara në YouTube. Mirëpo, duhet pasur parasysh se ky projekt i sponsoruar nga Samsung është bërë nga një ekip profesionistësh, me dronin special që ka marrë afro një vit për tu punuar. Të gjithë që mendojnë të bëjnë këtë veprim, iu ndalohet rreptësisht sepse jeta e tyre mund të jetë në rrezik.