‘Baba’ i kombit serb: Kosova ka shkuar!

Dobrica Çosiq i njohur edhe si ‘baba’ i kombit serb, në një intervistë për të përjavshmen serbe “Nedeljnik” ka thënë se çështja e Kosovës është zgjidhur!

“Kjo do të thotë se më nuk ekziston krahina jugore e Serbisë. Gjeneratën tuaj e këshilloj që mos të shpenzojnë energji rreth çështjes së Kosovës, sepse këtë e ka zgjidhur historia pa na pyetur neve”, ka thënë ish presidenti i Republikës Federative të Jugosllavisë.

Ai ka shtuar se i pari kishte dalë në publik me idenë që të ndahet Kosova. “Unë këtë e bëra qysh në vitet e 60-ta, por aso kohe askush nuk me dëgjojë”, ka thënë Çosiq, i cili njihet edhe për idetë e tij nacionaliste për shfarosjen e shqiptarëve nga Kosova.